Kryetari i opozitës greke Kiriakos Micotaqis, deklaroi para mediave këtë mbrëmje se partia e tij “Demokracia e Re” do të listojë disa arsye në parlamentin grek se pse Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për grekët dhe nuk duhet të ratifikohet. Për këtë gjë,’Demokracia e Re’ do të bëjë çdo gjë për të parandaluar këtë marrëveshje, ka thënë Micotaqis.
“Demokracia e Re do t’u shpjegojë qytetarëve grekë në kuvend pse kjo marrëveshje është e dëmshme për Greqinë, dhe do të bëjë të pamundurën për të penguar ratifikimin e marrëveshjes në kuvend”- tha kryetari i opozitës greke Kirikaos Micotaqis menjëherë pas daljes nga takimi me Kryesinë e partisë në Selanik.
“Kjo marrëveshje është e dëmshme në radhë të parë sepse Greqia ua fal fqinjëve tanë gjuhën dhe identitetin maqedonas duke hequr dorë nga politika 10-vjeçare për arsye që vetëm Ciprasi i di”- ka thënë shefi i opozitës greke.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke, Kyriakos Micotaqis, pas takimit me Kryesinë e partisë dha një prononcim për mediat, si dhe postoi në rrjetin e tij social twitter prononcimin e tij.
a.cupaj