Dekani i Fakultetit te Drejtesise Artan Hoxha ka folur serish per mediat mbi situaten ne kete fakultet. Duke iu pergjigjur interesit te gazetareve pse nuk po fillon mesimi, Hoxha tha se dekanati eshte ne komunikim te vazhdueshem me studentet qe duan te bejne mesim dhe qe jane pjesa derrmuese, por edhe me ata pak qe kane bllokuar ambjentet e qe nje pjese prej tyre nuk jane as studente të ketij fakulteti.
Hoxha shprehet se ata mund ta vazhdojne protesten e tyre, por jo duke bllokuar mesimin per pjesen tjeter te studenteve.
I pyetur nga gazetari nëse ka ndonjë ide pse konkretisht vetëm në fakultetin e drejtësisë ka bllokim, Hoxha u shpreh se edhe pse mund ta ketë idenë, nuk mund dhe nuk do ta thotë., duke lënë të kuptohet se është diçka përtej asaj që mund të flasë dekani, pra është dicka politike.
Kujtojmë që pak ditë më parë u bë publik rasti ku një studentet e fakultetit të Drejtëisisë i ka shkruar gazetës Tema për atë që ka ndodhur sot në mjediset e fakultetit të Drejtëisë.
Ajo thotë se pedagogia Argita Berisha ka refuzuar të bëj orën e leksionit duke i urdhëruar studentët të bashkohen me të tjerët në bulevard.
Lexo.al shkruan se ajo ka emëruar shumicën e stafit pedagogjik në fakultet dhe është shumë aktive në përpjekjet për të bojkotuar mësimin nga studentët.
/a.rada