Ashtu si çdo vit, ‘Razzie Awards 2019’ i ka paraprirë nominimeve të Oscar. Jo në përzgjedhjen e filmave më të bukur, por atyre më të shëmtuar. Dhe në vend të parë ka dalë filmi “Gotti” me protagonist John Travoltën, me plot 6 nominime.
Filmi i cili tregon jetën e kapos më të madh të mafias njujorkeze është nominuar si filmi më i keq, aktori më i keq, aktorja më e keqe, imazhi më i keq, regjisori më i keq dhe skenari më i keq.
Të pasuksesshëm, sipas ‘Razzie Awards 2019’, rezultojnë edhe komedia e “Holmes & Watson” dhe “The Happytime Murders”.
Po ashtu bie në sy prezenca e emrit të Donald Trump në listë, i nominuar si aktori më i keq për performancat në dokumentarët “Death of a Nation”.
Të nominuarit dhe fituesit e Razzies votohen në internet nga rreth 1,000 anëtarë të Razzie nga 24 vende, të cilët regjistrohen dhe paguajnë një tarifë prej 40 Dollarësh.
Të votuar në internet nga rreth 1,000 anëtarë të Razzie nga 24 vende, fituesit e filmit më të keq të vitit marrin një trofe ari, e ngjyrosur me spray, në një ceremoni që mbahet më 24 Shkurt.
/a.rada