Rusia kërcënoi Bashkimin Europian për masa shpaguese pas sanksioneve të reja të vendosura sot nga Brukseli disa drejtuesve të lartë të shërbimit sekret ushtarak rus, si përgjegjësit e helmimit të ish-agjentit të dyfishtë, Sergueï Skripal në marsin e 2018 në Salisbury (Britaninë e Madhe).
Ministria ruse e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur se do të hartojë masa shpaguese në lidhje me këtë veprim armiqësor.
Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi sot sanksione ndaj kreut të shërbimit sekret ushtarak rus (GRU), zëvendësit të tij dhe dy agjentëve të cilësuar përgjegjës për helminin e Sergueï Skripal, me bllokimin e aseteve të tyre në Bashkimin Europian dhe ndalimin e të drejtës për të udhëtuar në BE.
/a.rada