Kreu i LSI ka folur pasditen e së hënës në seancën parlamentare, teksa përsëriti akuzat ndaj qeverisë.
“Problemi më i madh nuk qëndron tek ne që jemi këtu, por tek njerëzit që janë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare Parlamentin, por në fakt në memorie ka mbetur seanca e kaluar ku opozitës iu hoq e drejta për të folur” – tha Kryemadhi.
Ajo u shpreh se socialistët kanë frikë të dëgjojnë ato që thotë opozita.
“Sot do të kisha shumë dëshirë të flisja për axhendën e negociatave me BE. Axhendë kjo që deputetët socialistë nuk e kuptojnë. Që të hapen negociatat, duhet dialogu politik dhe kjo nuk mund të ndodhë përderisa nuk na jepni të drejtën për të folur. Duhet një Kryeprokuror me 84 vota. Duhet një reformë zgjedhore, por ajo po mbahet peng nga maxhoranca. Mbahen peng negociatat sepse nuk do Kryeministri i Rilindjes” – u shpreh kryetarja e LSI.
Ajo iu drejtua ministres së re, Belinda Balluku:
“Kam një këshillë për miken time. Mos e dëgjo Edi Ramën sepse do të marri në qafë siç mori Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do të jenë para drejtësisë” – tha Kryemadhi.
/javanews/a.rada