Ndërsa Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit 2011, deputetë e përfaqësues të PS kryenin homazhe dhe vendosnin lule në Bulevard, një qytetar ka thyer heshtjen.
Qytetari ka bërtitur “Rama je antishqiptar” por kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një patrullë e policisë rrugore ka marrë burrin dhe e ka futur në makinën e policisë
Burri, ende i paidentifikuar ka nisur me thirrje sapo Rama ka dalë nga Kryeministria dhe ka vijuar për disa minuta. Gazetarja e news24 tha se i njëjti person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve.
a.cupaj