Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo përvjetor, vendosi kurora me lule në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, atje ku u vranë 4 protestues në 21 janar 2011.
Kreu i qeverisë doli nga Kryeministria dhe i shoqëruar nga të afërmit e 4 viktimave dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste vendosi kurora me lule në Bulevard.
Veç luleve dhe shtrëngimeve të duarve nuk pati asnjë deklaratë tjetër.
8 vite më parë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë.
Familjarët e viktimave ashtu si çdo vit kanë kërkuar drejtësi.
Ata janë shprehur se besojnë se institucionet e reja të drejtësisë do i dënojnë personat përgjegjës së vrasjes së 21 Janarit.
Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Garda e Republikës. Grupi i zjarrit nën komandën e Ndrea Prendit, në kohen kur ish-minister i Brendshëm ishte Lulzim Basha dhe ish-kryeministrer ishte Sali Berisha, qëlloi mbi protestuesit e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë.
a.cupaj