Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Burime nga FSDKSH bëjnë me dije se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave tek drejtori i komanduar, nis menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj i përfitojnë qytetarët. Sipas Fondit, në asnjë moment nuk është cënuar shërbimi për qytetarët, ndërsa ngërçi i krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur./a.meta