Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto provokuese në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”. Siç shihet edhe nga fotoja e mësipërme në imazh shfaqet opozita e bashkuar me Bashën, Monikën dhe CO të cilët bëjnë një selfie, prapa të cilëve ndodhet kryeministri Rama në një skulpturë të Rilindjes Italiane e realizuar nga skulptori i famshëm Mikelanxhelo. Në foto Rama ka thumbuar ato që administrojnë faqen satirike “Brryli Brodway” të cilëve mesa duket u ka shpëtuar kjo foto. /a.meta