Në puntatën e fundit të “Da’Sara Show” në TvT ka qenë e ftuar detektivja private, Shkenda Lili, e njohur ndryshe edhe si detektivja e parë femër në Shqipëri.
Ajo ka ngritur një problematikë shumë të madhe përsa i përket adoleshentëve , konkretisht studentëve të gjimnazeve.Në gjimnaze fenomeni hashash është skandal, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.Unë kam investiguar kryesisht në Tiranë tek të gjithë gjimnazet.
Kjo është një problematikë për të cilën duhet të bëhet diçka.Prindi duhet të dijë me kë shoqërohet fëmija dhe a pi diçka që nuk duhet”, është shprehur ndër të tjera ajo.