Ditën e sotme vendi u përfshi nga reshje të dobëta shiu, por edhe për ditën e nesërme priten reshje të dobëta shiu pothuajse në të gjitha qarqet. Sipas IGJEUM nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7-14 °C, në vendet e ulëta: 5-14 °C dhe në vendet malore: 0-6 °C.
RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.18) dhe nesër (e shtunë dt.19) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër sot pasdite në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër).Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C
/a.meta