Partia demokratike përmes deputetes, Albana Vokshi ka cilësuar prezantimin e Paktit për Universitetin nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, si një shfaqje e neveritshme.
Vokshi tha se pakti nuk pëmbush kërkesat e studentëve, të cilat sipas saj Rama ka dështuar t’i plotësojë.
“Përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për t’i përçarë është e dënueshme. Pakti i të ashtuquajturit për Universitetin ishte një shfaqje e neveritshme. Pakti nuk përmbush kriteret e universiteteve. Le ti marrim me rrallë, kërkesat e studentëve që Rama ka dështuar t’i plotësojë studentëve.
Kërkesa e rritjes së buxhetit për studentët. Kjo kërkesë është e paplotësuar. Rama ka elokuar për arsimin vetëm 313 milionë euro, pra duket qartë që kemi buxhet të munguar, pra është një kërkesë e paplotësuar e Ramës për studentët.
Rama ka elokuar në buxhet 54 milionë euro, ndërkohë pranuar nga ministri Ahmetaj .Nëse do i referohemi se ku shkojnë paratë e taksapagueve fare mirë ky grafik na e vërteton. Rama nuk i ka 16 milionë euro, Rama po mashtron se këto para kanë shkuar për luksin”, është shprehur Vokshi.
/a.rada