“2019-a është një vit kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane”. Kështu shprehet komisioneri për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn, teksa poston në rrjetet sociale foton e takimit me kryeministrin Edi Rama. Hahn shkruan se është besimplotë se qeveria do përshpejtojë kursin reformator përpara vendimit të Këshillit të Ministrave të BE për çeljen e negociatave në muajin qershor.
Postimi i Hahn
I lumtur që jam në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. 2019-a është një vit vendimtar për Shqipërinë. Besimplotë se qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të shpejta reformat kyçe, përpara vendimit të Këshillit të Ministrave në qershor, duke realizuar perspektivën e saj europiane.
/a.meta