Gjykata e Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit “Oaz” si i përfshirë në trukime ndeshjesh me Bajrat. Seanca është mbajtur ditën e sotme dhe Krimet e Rënda kanë vendosur “arrest shtëpie” për Grimën me kërkesë të avokatëve të tij. Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në masën e arrestit me burg.
Në kuadër “Oaz” u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i atëhershëm i kombëtares së femrave, Armir Grima. Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë. Në pranga ranë të fortët e Shkodrës, anëtarë të grupit kriminal të Bajrave si Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër, Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë, Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër, Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim edhe me policinë holandeze ku në Roterdam u prangosën Behar Brajoviq (Bajri) si dhe Samet Halluni. Ndërsa disa muaj më pas u arrestua në Spanjë edhe i shpallur në kërkim Enver Bajri., 45 vjeç
/a.meta