Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në vitin 2020. Garës i kanë hyrë kandidatët demokratë, të cilët pritet ta sfidojnë presidentin aktual Donald Trump. Por sipas një sondazhi të zhvuilluar atje, 57% e qytetarëve me të drejtë vote kanë thënë se nuk do të votojnë në favor të Donald Trump
“57 për qind e votuesve të regjistruar kanë thënë se do të votojnë kundër Trumpit në vitin 2020, sipas një sondazhi të ri nga PBS NewsHour”, shkruan newsweek.com. Sipas këtij sondazhi 57 për qind e votuesve thanë se nuk do të votonin për Trump, 30 për qind thanë se do të votinin për të, ndërsa 13 për qind thanë se nuk kishin vendosur ende nëse do të votonin për ose kundër Trumpit./a.meta