Një nënë e re shqiptare është arrestuar nga policia greke pasi u kap me një sasi prej 35 kilogramë hashash në makinën që ajo e kishte marrë me qira.
Ajo ka përdorur fëmijët e saj të vegjël, të cilët ndodheshin në sediljen e pasme të makinës, për të shmangur dyshimet e policisë.
Siç shkruajnë mediat greke, shqiptarja përdori dy fëmijët njërin dy vjeç e gjysmë dhe tjetrin disa muaj, për t’i dhënë asaj pamjen e një nëne të dashur.
Por autoritetet në Igumenicë kishin marrë informacion për drogën që ndodhej në makinën e nënës shqiptare.
Policia e ndaloi shqiptaren dhe i kontrolloi makinën, ku i gjeti 33 pako kanabis me peshë totale 35 kg.
E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua në organet e drejtësisë, me akuzën e transportit të lëndëve narkotike.
Po ashtu policia ndaloi edhe pronarin e kompanisë që jepte makina me qira./oranews
a.cupaj