TIRANË- 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për evazion fiskal.
Firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.
Në total janë lëshuar 25 urdhërndalime, për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.
Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Prokuroria thekson se do të vijojë hetimet për identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve përfituese nga kjo skemë mashtruese.
Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe biznesmene të njohur.
a.cupaj