Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, duket se është i destinuar për t’u përballë me probleme. Së fundi ka pasur zëra për ndarjen e tij nga partnerja Rocio Oliva, por që nuk ishte konfirmuar deri më sot nga vetë protagonistët. Heshtjen e ka thyer vajza argjentinase, që iu përgjigj interesimit të ndjekësve të saj në Instagram.
Oliva ka vendosur të dalë hapur për marrëdhënien e saj me El Pibe de Oron. Pyetjes së një ndjekësi nëse është ndarë me Maradonën, ajo iu përgjigj shkurt, por qartë: “Po”.
Edhe shtypi argjentinas kishte ngritur hipoteza për një “divorc” mes tyre që në muajin dhjetor, pasi Rocio ishte shprehur gjatë një programi në ESPN se ishte beqare.
Diego mësohet se është tërbuar nga kjo deklaratë e për rrjedhojë kishin nisur grindjet mes çiftit, derisa kuptuan se asgjë nuk mund të ishte si më parë. (b.an)