Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard është “duke e pritur” Real Madridin për t’ia bërë një shënjë që te kalojë në këtë klub.
Kështu ka thënë eksperti i futbollit belg, Kristof Terreur.Hazard ka vetëm një vit kontratë me Chelsean deri në fund të këtij sezoni dhe Terreur ka thënë për Transfer Talk që “ai ka refuzuar dy oferta të klubit deri me tani dhe ka thënë se për momentin ai nuk dëshiron të nënshkruajë”.“Kjo do të thotë se ai është duke pritur dikë dhe kjo do të thotë se ai po pret, Real Madridin”.
“Deri me tani e dimë që Real Madrid janë të interesuar, por ata ende nuk kanë bërë lëvizjen e tyre. Ata nuk kanë ndonjë marrëveshje personale me të në këtë kohë, ata nuk kanë as marrëveshje me Chelsea dhe se ata as nuk e kanë telefonuar atë verën e kaluar. Hazard po e pret këtë telefonatë”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)