Në mbledhjen e parë të thirrur për konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e cilësoi mbledhjen të paligjshme dhe të pavlefshme. Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.
“Një organ i krijuar nga paligjshmëria difekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë. Marrja e vebdimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur.
Alibeaj në fjalën e tij tha se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së./a.meta