Kampionët e Italisë duan ta përforcojnë më shumë mbrojtjen.
Juventusi duket se e ka gati emrin për të zëvendësuar Leonardo Spinazzolan në rast largimi të këtij të fundit drejt Bolognas, që e kërkon në huazim.
Bëhet fjalë për një emër të njohur për Serie A, mbrojtësin e Chelsea, Emerson Palmieri.
24-vjeçari brazilian me pasaportë italiane nuk po gjen hapësira në Londër dhe do ta pëlqente një rikthim në Itali, nga ku u largua në verën e 2018-ës, duke lënë Romën.
Emerson shihet si një rezervë e Marcos Alonsos në “Stamford Bridge”, ndaj dhe një huazim drejt bardhezinjve mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjitha palët.
/a.r