Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Veliu ka zbuluar edhe dy kushtet që Balili i kishte vendosur autoriteteve. Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi. Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.
“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.
Klement Balili pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie.
/a.rada