PD duket se nuk është e kënaqur me dorëzimin e Klement Balilit në Polici. Sipas Edi Palokës, dorëzimi i Balilit vjen pas një pakti me Ramën.
Deputeti i PD, tha se me Klement Balilin u përdor skema “Tahiri
“Pas kapjes së drejtësisë, Rama po zbaton modelin me Tahirin, dorëzim i kontrolluar, hetim siperfaqesor. Shoqërimi i Balilit, pas paktit me Ramën. Balili do të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre. Edi Rama kontrollon hetimin e kësaj çështje. Skema Tahiri do të funksionojë edhe për drejtorin e transporteve të Edi Ramës. Balili ka patur mbështetjen e qeverisë së Ramës. Ka jetuar në sarandë në mbrojtjen e Ramës. Kompania e tij, deri pak muaj më parë ka marrë 77 tendera nga qeveria e Ramës”, deklaroi Edi Paloka
Javanews/a.cupaj