Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së, sot është konstituar edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate, e cila aktulisht është jo funksionale pasi vettingu rrëzoi shumicën e gjyqtarëve të saj.
Në mbledhje po diskutohet mbi mënyrën sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për vakancat në Kushtetuese.
KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi.
Në mbledhjen e parë të KED, ka përfaqësues të PD, Euralius, OPDAT, Presidencës dhe Avokatit të Popullit.
a.cupaj