Kina ka dënuar me vdekje një shtetas kanadez të akuzuar për trafik narkotikësh. Lëvizja vjen pak kohë pas arrestimit në Kanada të menaxheres së kompanisë kineze të telefonisë “Huaëei” dhe rrezikon të shkaktojë një incident të rëndë diplomatik mes Pekinit dhe Otavës.
Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje për trafik droge një shtetas kanadez, një verdikt ky që ka gjasa të shkaktojë një incident diplomatik mes dy vendeve. Robert Lloyd Schellenberg ishte dënuar fillimisht me 15 vjet burg në 2018-n, por pas një apeli gjykata tha se vendimi ishte shumë i lehtë.
Vendimi në fjalë erdhi fare pak kohë pasi Kanadaja arrestoi Meng Ëanzhou, menaxherja numër një e gjigandit kinez të telekomunikacionit “HUA UEI”, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, Wanzhou iu ofrua liria me kusht në dhjetor. 46-vjeçarja është e bija e themeluesit të Huaëei dhe arrestimi i saj acaroi marrëdhëniet e Kinës si me Kanadanë edhe me Amerikën.
Që atëherë Kina ka ndaluar dy shtetas kanadezë, të cilët akuzohen për aktivitete në dëm të sigurisë kombëtare të vendit.Shtetasi Robert Lloyd Schellenberg u arrestua në vitin 2014 dhe u akuzua për trafikimin e 200 gramëve metamfetaminë.
Në nëntor të vitit të kaluar ai u dënua me 15 vjet burg, por të hënën e 14 janarit gjykata e qytetit të Dalianit i dha atij dënimin kapital.Schellenberg u mbrojt duke thënë se nuk është një trafikant droge dhe se kishte ardhur në Kinë si turist.
Tani ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin. Nga ana e saj, qeveria kineze ka mohuar zërat se po përdor sistemin e saj ligjor për t’u hakmarrë për arrestimin e menaxheres së “Huaëei”, por tashmë marrëdhëniet diplomatike ndodhen në buzë të greminës. (b.an)