Krahas investimeve brenda qytetit, fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës në këto katër vite ka qenë edhe përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Ndroq, duke zgjidhur një problem disavjeçar të këtyre banorëve.
Mjetet e rënda dhe punonjësit po shtrijnë rrjetin e tubacioneve të kanalizimeve duke hapur në këtë mënyrë një perspektivë të re zhvillimi për gjithë këtë zonë dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.
a.c