Ashtu sic u lajmerua nga Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit ne çdo fakultet të vendit janë derguar perfaqësues nga Ministria e Arsimit per tëeinformuar studentet në lidhje me përgjysmimin e tarifave dhe çdo rast të veçantë. Një nga perfaqesueset është dhe Suada Halla e cila tregon se situata në universitete eshte e qetë dhe ka patur fluks studentesh te cilet jane interesuar dhe informuar ne lidhje me procedurat apo dokumentacionet qe do te dorezojne.Perfaqesuesja thekson se puna do te vijoij edhe ne ditet ne vazhdim dhe se studentët janë shumë të kënaqur.