Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë shoferin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën arrest me burg, por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prej 3 mln lekë të vjetra.
Aksidenti i rëndë ndodhi në 19 dhjetor të 2018 në Arrzë të Devollit, ku në fuoristradën ku po udhëtonin 7 persona, humbi jetën mësuesja, ndërsa u plagos infermierja dhe 5 persona të tjerë.
a.cupaj