Një ngjarje monstruoze ka ndodhur në Illinois, ku një 19-vjeçar rrahu për vdekje një vajzë 4-vjeçare pasi i derdhi lëng mbi Xbox. Sipas autoriteteve përkatëse, i riu do të përballet me dënim të përjetshëm. Fillimisht autori, shoku i vëllait të të miturës, i tha policisë se vajza ishte plagosur pasi ishte rrëzuar por nga hetimet rezultoi se ai e kishte dhunuar.
Burime nga prokuroria për mediat greke bënë me dije se për shkak të abuzimit të miturës i ishte shkaktuar edemë në tru. Në momentin kur ndodhi dhuna ndaj të miturës, nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi dhe u njoftua lidhur me ngjarjen vetëm në momentin kur vajza kishte mbërritur në spital./a.meta