Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Tiranë, ku dhëndri qëlloi për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas qëlloi edhe veten. Ata fillimisht kanë debatuar dhe më pas dhëndri ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të vdekur në vend. Pasi është larguar nga banesa e tyre dhëndri ka qëlluar edhe mbi veten dhe rrugës për në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave të para thuhet se dhëndri kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë. Majlind Lila, 42 vjeç, ishte kthyer prej dy ditësh nga Suedia, vend ku edhe jeton ish-bashkëshortja e tij, Nevila Mata 36 vjeç. Të dy ishin prindër të një vajze të vogël.
Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala, ndërsa ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë nuk ishte në shtëpinë e prindërve./a.meta