PS pritet të mbajë këtë paradite një qëndrim, lidhur me atë që shumica e konsideron si “shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, për mos dekretimin e largimit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe mos dekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj”. Nisur nga kjo socialistët, nen drejtimin e Rames, kane mbledhur sot paradite kryesinë e partise, ku pritet të diskutohen zhvillimet e fundit në raport me Metën, si dhe të marret vendimi nëse do mblidhet Kuvendi për të votuar dekretet e tjera të ministrave të emëruar. /a.meta/javanews.al