Një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç, ndërsa dyshohet se humbi jetën nga i ftohti. Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer.
Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë. Ajet Zikollari është viktima e tretë që regjistrohet nga i ftohti që ka përfshirë Shqipërinë në javën e fundit./a.meta