FNSH-ja e Gjirokastrës ka sekuestruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, në afërsi të vijës së gjelbër, pranë Postës së vjetër të Mullirit në Kakavijë.
Sipas Balkanweb dy shtetasit e arrestuar janë Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.
Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.
a.cupaj