Izolimin prej 4 ditësh për shkak të dëborës së madhe, banorët e fshatit Shumbat në njësinë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës nuk e kanë duruar më.
Meqë bashkia nuk ju ka shkuar në ndihmë ata janë organizuar dhe kanë nisur pastrimin e rrugës së fshatit të tyre me lopata. Banorët thonë se në rast urgjencash shëndetësore nuk mund të transportonin të sëmurët ndaj nuk pritën më.
Shumë fshatra të Dibrës vijojnë të jenë nën pushtetin e dëborës. Situata është përkeqësuar me ndaljen e reshjeve, ndërsa temperatura gjatë natës pritet të zbresë deri në – 14° C./a.cupaj