Nga një raport i “Financial Times” tregon se ka shumë gjasa që Ivanka Trump të bëhet lidere e Bankës Botërore. Pos kësaj thuhet se mund të kandidojnë ish-ambasadorja Nikki Haley, Mark Green dhe David Malpass, njofton Klan Kosova.
Mark Green është udhëheqës i Departamentit Amerikan të Zhvillimit Ndërkombëtar, kurse Malpass është përfaqësues i lart në Ministrinë e Financave. Vendimi i largimit të udhëheqësit Jim Yong Kim, ishte i befasishëm, ndërsa propozimet për kandidatët do të pranohen nga shkurti./a.meta