Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përfshirë në një sherr të acaruar, pas vendimit të presidentit për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
Rama ka reaguar pas akuzave Metës, sipas të cilit, presidenti po kërcënohet nga kreu i qeverisë, pas refuzimit të kandidaturës së Gent Cakajt
Në një postim në twitter, Rama shkruan se dy janë mundësitë, ose doktoresha (Kryemadhi) i ka vjedhur passwordin presidentit, ose Meta është në fazën ku i bën thirrje popullit për të marrë armët.
Kreu i qeverisë i ben thirrje qytetarëve që të mos e marrin seriozisht reagimin e presidentit.
“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan rama
Më herët Meta shkruante “Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”,
Javanews/a.cupaj