Studentët e Juridikut të cilët janë ngujuar në universitet janë përpasur mesnatën e kësaj të premteje me rojet e sigurisë private.
Gjatë mesnatës rojet e sigurisë private kanë hapur me forcë derën e fakultetit e cila mbahej e mbyllur nga ana e studentëve.
Përpjekje kjo që ka hasur në rezistencën e te rinjve.
Në videot e publikuara nga ana e vetë studentëve, në faqen Universiteti.info në Facebook shihet se forca të shumta të policisë private përpiqen që të nxjerrin jashtë studentët.
Ndërkohë përplasje ka patur edhe sot mes studentëve dhe policisë private. Kjo pasi studentët, bllokuan sërish hyrjen me karrige dhe banka.
Sipas studentëve, në fakultet janë rreth 150 të ngujuar. Protesta e studenteve, u zhvendos nga bulevardi, ne auditore.
Megjithese studentet janë të ndare dhe kanë marrë përgjigje per plotesimin e kerkesave te tyre, ne fakultete nuk zhvillohet mesim.
a.cupaj