Kreu i Partisë Demokratike tha sot se kryeministri i vendit u tregua i papërgjegjshëm me rastin e Gent Cakajt, ashtu sikurse bëri me rastin e Sandër Lleshajt.
“Papërgjegjshmëria politike u thellua kur çoi për dekretim një person që ka shkelur në mënyrë flagrante ligjet e shtetit. Këtu sa më shumë skandale ndodhin, as më shumë bjerren standardet” – tha Basha.
Sipas tij, ministri i Jashtëm i një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të jetë një person që ka shkelur kushtet e sigurisë.
“Si zv.ministër, Cakaj nuk ka qenë i pajisur me certifikatën e sigurisë Sekret dhe Top-Sekret” – tha Basha mbrëmjen e së enjtes në ‘Opinion’.
Ai u shpreh se para disa javësh shtypi britanik e ka ngritur këtë shqetësim.
“NATO ka jo vetëm të drejta, por edhe detyrime. Në këtë periudhë kur ka forca që përpiqen për dobësimin e NATO-s përmes spiunazhit, një person si Cakaj ka neglizhuar për 7 muaj certifikatën” – tha Lulzim Basha.
Ai bëri apel për një hetim që të nxjerrë në pah nëse në duart e Gent Cakajt gjatë kësaj periudhe kanë kaluar informacione sekrete.
/javanews/a.rada