Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku u shemb streha e një pike karburanti, u ka bërë thirrje banorëve që të pastrojnë çatitë nga bora, në mënyrë që të mos shemben.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se “të gjithë subjekteve private, banorëve dhe qytetarëve, në të gjitha zonat e prekura nga dëbora, të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jorezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeje të tilla tragjike”.
Ditën e sotme në hyrje të qytetit të Shkodrës, bora ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën T.L, 47 vjeç.
/a.rada