Gazetari Aleksandër Çipa e quan “të paedukatë”, “monstër komunikimi” dhe “vetëtradhëtar” kolegun e tij Baton Haxhiu.
Duke ju referuar letrës së këtij të fundit për presidentin Ilir Meta, ku i kërkonte dekretimin si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt, Çipa shprehet se “kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut është i vettradhetueshëm prej gazetarit Baton”.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Kapaciteti intelektual i Baton Haxhiut eshte i vettradhetueshem prej gazetarit Baton.
Por paedukatesia publike e Baton Haxhiut permes nje letre publike drejtuar Presidentit te Republikes se Shqiperise, misherohet vetem tek shprehja e pare adresuese: ” Pershendetje Ilir!”
Vlera si monster komunikimi dhe sidomos prej ndermjetesi formal dhe informal e Batonit, fatkeqesisht eshte ende e paditur per qeverises te hershem dhe te perkohshem shqiptare me se pari ne Tirane dhe dokur edhe ne Prishtine.
Mjere ne shqiptaret per shtetaresine qe kemi si ne shtetin e vjeter qe sillet perhershmerisht si rishtar, edhe per te riun qe mbetet femije dhe naiv djallezor!!!!”, nënvizon Çipa.
/a.rada