Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues, ndërsa argumentet sipas tij janë skandaloze dhe turpëruese për institucionin. Kryeministri e mbyll reagimin me fjalët: “Ndjesë Kosovës për këtë turp”.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, shkruan Rama.
/a.meta/javanews.al