Një shqiptar është arrestuar nga agjentët federalë të emigracionit. Aleks Gole, (Alexis Gkoles) 36 vjeç, punonte si kuzhinier në restorantin “Patisserie Lenox”, në Great Barrington dhe jetonte në një apartament në qendër të qytetit.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Emigracionit dhe Doganave, por nuk jep detaje lidhur me prangosjen e shqiptarit, mëngjesin e së martës, shkruan “The Berkshire Eagle”.
Shqiptari katër vitet e fundit jetonte në Massachusetts dhe përveç punës merrte pjesë dhe në kurse anglishteje për të mësuar gjuhën në Berkshire Community College.
Ai ka emigruar pas viteve 1990 në Greqi dhe ka jetuar aty deri në vitin 2009. Pas krizës në të cilën u përfshi Greqia, Gole mori vendimin për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2017 për “The Eagle” ai ka thënë :Unë jam një person, i cili gjithmonë eci përpara, nuk harroj kurrë se kush jam. Unë kam prindërit e mi në Shqipëri dhe vëllezërit e motrat e mia në Greqi, por unë nuk kam arsye të kthehem më atje”.
Në vitin 2017 Gole është akuzuar për dhunë seksuale ndaj një gruaje, por Gjykata e Lartë e Berkshire e shpalli të pafajshëm. Ai po mbahet në burgun e Greenfield.
a.cupaj