Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Kryegjyqtarin e Shkodrës, Arben Zefi.
Vlerësimi i tij u bë mbi bazën e tre kritereve, atë të pastërtisë së figurës, pasurinë dhe profesionalizmit, ku rezultoi ngeles.
Para se të jepej vendimi nga KPK, Zefi dha dorëheqjen. Zefi, jo vetëm nuk justifikonte dot pasurinë, por se u gjetën edhe lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar dhe kishte probleme profesionalisht
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.
Mes tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.
Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.
Pohimet dhe të dhënat e KPK-së janë mbështetur edhe nga DSIK, i cili shprehet se Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme dhe kishte lidhje me persona te papershtatshem, duke vënë kështu në pikëpyetje jo vetëm pastërtinë e figurës, por edhe atë të pasurisë.
Javanews/a.cupaj