Në Turqi, gjithmonë e më shumë njerëz po i kthejnë shpinën fesë. Sondazhet e fundit tregojnë se numri i ateisteve është rritur dhe faji për këtë, duhet kërkuar sipas eksperteve, tek politikat e Erdoganit.
Qarqet konservatore fetare ne vend pretendojnë se Shoqëria turke është e përberë 99% prej myslimaneve.
Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, në të dhënat e publikuara ne 2014-ën, thoshte se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimane.
Por anketimi i realizuar nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, tregon se numri i njerëzve qe e quajnë veten ateistë është gjithmonë e më i madh.
Parë nga të dhënat e Institutit, numri i ateisteve është trefishuar këto 10 vitet e fundit, ndërsa përqindja e atyre që deklarohen si myslimanë ka renë nga 55 në 51 %. Studiues të teknologjisë thonë se feja islame është më shumë sesa thjesht një ritual.
“Nëse një njeri është fetar apo jo, kjo duhet të varet edhe nga përkatësia e tij etnike apo vlerat që përfaqëson. Nëse e shohim vetëm nga praktikimi i besimit, atëherë në Turqi janë myslimanë vetëm rreth 60 % e njerëzve”, thonë ata.
Erdogani ka për qëllim që te ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj shumë prej tyre janë larguar nga feja, thotë, Selin Özkohen kryetari i shoqatës së ateistëve, i cili shton se një nga arsyet perse sondazhet tregojnë këto shifra sot është se turqit po bëhen me të guximshëm, e po deklarohen ateiste.
a.cupaj