Edhe në vitin 2018, punëkërkuesit kosovarë u ballafaquan me mungesë të vendeve të punës. Papunësia për vitin 2018 ka arritur shkallën prej 30.7 përqind, nga 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, vetëm 347 mijë janë të punësuar.Skemat sociale, mungesa e shkathtësive të punës, mungesa e investimeve dhe eksportit janë disa nga faktorët që ekspert të fushës së ekonomisë thonë se kanë ndikuar në rritjen e papunësisë në Kosovë.
Ndërkohë që numri i punëkërkuesve arrin deri në 100 mijë, bizneset private kanë nevojë të vazhdueshme për kuadro të profileve të caktuara por këta të fundit ballafaqohen me mungesë të kuadrove.Kjo dukuri vë në pah hendekun që ekziston në mes të ofruesve të punës dhe atyre që janë të aftë për punë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, thotë se problemi i papunësisë në vend është i kamotshëm. Sipas tij, shkalla e lartë e papunësisë e ka përcjellë vendin për një periudhë të gjatë, dhe për këtë shton se si ministri janë përkushtuar në zbutjen e papunësisë në vend, përgatiti Telegrafi. (b.an)