Interi raportohet se e ka dënuar kapitenin Mauro Icardi më 100 000 euro pasi që është ardhur vonë në stërvitje, derisa tensionet janë rritur për shkak të mos rinovimit të kontratës së tij
Sipas Sky Sport Italia, sulmuesit i është dhënë një dënim i rëndë për shkak të ardhjes me vonesë në stërvitje pas pushimit në dimër.Ai është lojtari i dytë që dënohet pas Radja Nainggolan muajin e kaluar, përderisa belgu ishte përjashtuar edhe në ndeshjen kundër Napolit për shkak se kishte arritur vonë.Lajmi për Icardin vjen në të njëjtën ditë kur gruaja dhe agjentja e tij Ëanda Nara i tha AS-it se ata janë “shumë larg” për të arritur një marrëveshje te re me Interin.
“Ne jemi larg për të arritur një marrëveshje. Shifrat që jemi duke i biseduar në Itali nuk janë të vërteta dhe ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë joshëse nga Interi ende”.
“Nuk dua ta mohoj se ne nuk mund të arritim një marrëveshje, por për momentin ne jemi shumë larg. Nuk është logjike që të rinovojmë një kontratë që ai ta merr të njëjtën shumë që e ka marrë”.“Ne besojmë që Mauro vlen më shumë se kaq. Ka disa klube shumë të rëndësishëm që janë të interesuar për të nënshkruar me të”.
“Për shembull, janë dy klube të mëdha në Spanjë, me të cilët ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera, plus një skuadër angleze dhe një tjetër franceze”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)