Pas një barazimi dhe një humbje, Real Madrid i është kthyer fitoreve duke e mposhtur me rezultat 3-0 Leganes në Kupën e Mbretit. Kjo fitore është e para e Real Madridit këtë vit pasi që barazoi me Villarrealin dhe humbi kundër Real Sociedadit në La Liga.Real Madridi ka shënuar fitoren e parë për vitin 2019, duke mposhtur në 1/8-ën e finales Leganes me rezultat 3-0.
Kjo fitore është fitore e mirë dhe skuadra e Santiago Solarit do të udhëton më e qetë për në Leganes në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave.Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Real Madridin, ku Galaktikët kaluan krejt në fund në epërsi pasi që u akordua një penallti që në gol e shndërroi Sergio Ramos.
Në pjesën e dytë Reali ishte një skuadër edhe më e mirë dhe arriti që të shënojë edhe dy gola.Fillimisht ishte Lucas Vazquez që shënoi në minutën e 68-të Vinicious Junior.Vinicious ishte ai që shënoi golin e tretë për Los Blancos, pasi që mori një top të mirë nga Alvaro Odriozola.
Me këtë fitore, Real Madridi është shumë afër çerekfinales së Kupës së Mbretit, pasi që shkon shumë më komod në Leganes ku do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kundër këtij ekipi.
Kjo fitore e Real Madridit vjen pas barazimit kundër Villarrealit 2-2 dhe humbjes në Santiago Bernabeu kundër Real Sociedadit në vikendin që e lamë pas, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)