Pavarësisht kushteve tepër të vështira atmosferike, punonjësit e Drejtorisë Rajonale Burrel të OSHEE-së janë në terren për eliminimin e çdo defekti.
Elektricistët e Matit, Dibrës, Bulqizës, Mirditës e Kurbinit po sfidojnë borën e ngricat për të eliminuar avaritë.
Punonjësit e Njësisë Dibër po punojnë për eliminimin e defekteve në Fiderin Gur i Kuq, ndërkohë të gjithë grupet e punës janë në terren në zona të ndryshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje gjer në zonat më të largëta.
Sikurse e konfirmojnë edhe banorët e këtyre zonave, deri më tani furnizimi ka qenë i rregullt.
/a.rada