Analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, është shprehur se çështja Kosovë-Serbi është një çështje e cila mund të zgjidhet dhe se gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve.
“Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”.
Ndër të tjera analisti amerikan, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se sipas tij korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion.
“Duket se Vuçiç nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiçit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës). Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, kurse idetë e këqija janë zombie, nuk vdesin, por duke lëvizur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat ose profesor karrierën e të cilit mund ta shkatërrojnë”.
a.cupaj