Arqipeshkvi i Metropolit të Shkodrës, Angelo Massafra i kërkon deputetëve të vendit një shërbim politik të bazuar në dimension paqësor. Përmes një letre të dërguar më datë 3 janar, arqipeshkëvi Massafra, në kontekstin e festave por edhe të shqetësimit, ka cituar Papa Françeskun, për të arritur sadopak reflektim përbrenda Kuvendit.
“Për Papën politika është ‘nje mjet themelor për të ndërtuar qytetarinë dhe veprat e njeriut”, por ‘kur, nga ata që e ushtrojnë, nuk përjetohet si shërbim për shoqerinë njerezore, mund të bëhet “një mjet themelor për të ndërtuar qytetarinë dhe veprat e njeriut’, por ‘kur, nga ata që e ushtrojnë, nuk përjetohet si shërbim për shoqërinë njerëzore, mund të bëhet vend shtypjeje, mënjanimi dhe shkatërrimi’ “- citon ndër të tjera Atin e Shenjtë.
/a.meta